Vendosni fjalën kyçe....

Bie në lumë makina në Berat, humbin jetën nëna dhe djali 6-vjeç


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Berat, ku një makinë ka rënë në lumin Osum dhe si pasojë kanë humbur jetën nëna dhe djali i saj 6-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

“Rreth orës 14:00, në rrugën urbane ‘Antipatrea’, pranë vendit të quajtur ‘Ura e re’, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”- bën me dije Policia.

Sipas televizionit “News 24”, djali i mitur ka pasur vigon në dorë dhe për këtë arsye dyshohet se nëna dhe vogëlushi i saj kanë qenë duke ardhur nga spitali.