Një bashkëpunëtore e lartë me qendër në Uashington për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), Olga Lautman, e cila e përshkruan veten si një analiste dhe studiuese ‘e përqendruar te Kremlini’, ka rënë pre e një shkrimi nga faqja satirike ruse ‘Panorama’.
‘Panorama’ publikoi një shkrim të shkurtër në mediat e saj sociale të hënën, duke pretenduar se televizioni kryesor i Rusisë, Channel One, transmetoi një film mbi të ashtuquajturat ‘bandat e tërbuara fashiste në Kazakistan’.
“Militantët shpallin idetë e neonazizmit dhe gjenocidin e popullsisë joindigjene, mbështesin ndalimin e gjuhës ruse, procesin e Bolonjës dhe grupin satanist BTS.” – thuhej në mesazhin origjinal.
Kjo pjesë e ‘lajmit’ u ilustrua nga një foto e vjetër, e bërë në fillim të viteve 2010 dhe ku shfaqeshin anëtarë të grupit neonazist mongol Tsagaan Khas (që do të thotë Svastika e Bardhë).
Mesazhi i Panorama u përhap në rrjetet sociale e shkurtesa satirike më në fund arriti te Lautman, e cila krenohet me një ushtri të madhe prej mbi 260,000 abonentësh, kur ajo e ripostoi në Twitter mesazhin të bazuar në pjesën e ‘lajmit’ të Panoramas dhe ofroi një ‘analizë’ të thellë të saj për lajmin se nuk ka ndodhur kurrë.
“Kanali 1 i Rusisë transmetoi një speciale 30-minutëshe për bandat fashiste në Kazakistan. Kjo pasi presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev fyeu presidentin rus Putin duke mos u pajtuar me propagandën e tij. Rusia duhet të përqendrohet me të vërtetë në grupet e tyre naziste të brendshme dhe paraushtarakët nazistë rusë që luftojnë në Ukrainë.” – pohoi Lautman.
Ndërsa Lautman me sa duket e kuptoi menjëherë gabimin e saj, duke fshirë në heshtje postimin fyes në Tëitter, dështimi i ekspertes nuk i shpëtoi Panorama-s.
Gazeta satirike nuk e humbi mundësinë për ta tallur atë, duke vënë në pikëpyetje nivelin e ekspertizës së saj mbi Kremlinin dhe çështjet e Evropës Lindore.