Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste gjatë një takimi me shtetas shqiptarë që jetojnë në Angli ka ftuar “çunat e Londrës” të legalizojnë paratë e fituara në Shqipëri.
Gjiknuri ishte duke u shpjeguar shtetasve shqiptarë projektligjin për amnistinë e cila parashikon që qytetarët shqiptarë që kanë para të pa deklaruara deri në 2 mln euro nga emigracioni të mund t’i legalizojnë në Shqipëri duke iu mbajtur një përqindje e caktuar.
Në një moment gjatë fjalës së tij Gjiknuri thotë se “çunat e Londrës” janë paragjykuar pasi edhe ata janë njerës si gjithë të tjerët që marrin rrisqe.
Ai tha se emigrantët në Londër kanë shkuar me identitet tjetër që në vitet 90’ “se ashtu ishte koha” prandaj dhe transfertat bankare krijojnë vështirësi” sepse autoritetet ju kërkojnë llogari”.
“Nga ana tjetër ne po ndërmarrim një politikë tjetër shumë të guximshme. Shumë shpejt do miratojmë edhe ligjin për amnistinë fiskale. Unë e di shumë mirë realitetin. Njerëz këtu mund të punojnë me emra të tjerë, njerëz këtu mund të punojë dhe në të zezë, punojnë në firma ndërtimi, në bujqësi.
Kjo është një mundësi e mirë që qeveria shqiptare po e bën për të legalizuar, për të amnistuar të gjithë këtë para që vjen nga mundi i shumë shqiptarëve. Këtu në Londër shumë njerëz kanë ardhur dhe me identitet tjetër se ashtu që koha në vitet 90’. Nganjëherë kanë vështirësi për transfertat bankare për të ardhurat e tyre. Përse? Sepse autoritetet kërkojnë llogari. Janë burokraci, ka paragjykim. Se kështu është bota plot paragjykime. Jo erdhën këto çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës?! Njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë rrisqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Kjo është një mundësi shumë e mirë. Përse? Sepse keni mundësi të legalizoni paratë tuaja dhe t’i investoni në Shqipëri me një pagesë minimale takse. Përveçse legalizimit të parasë tuaj kjo do krijojë domosdoshmërinë për të ndjekur investimet aty. Përse jo të blesh një pasuri në Shqipëri përse jo të ndërtosh një aktivitet ekonomik. Tashmë mundësitë janë shumë të mira dhe në agro-turizëm. Shumica juaj mbase këtu vijnë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë”, theksoi Gjiknuri transmeton media AlbUK.
Gjiknuri mbahet mend edhe për frazën “çunat problematikë” të përdorur gjatë përgjimeve të dosjes 184 ku flitej për zgjedhjet dhe ndikimin në to.