Vendosni fjalën kyçe....

Koalicioni ukrainas i grurit ka të tjera qëllime të fshehta – Zyrtari rus


Propozimi për të krijuar një koalicion ndërkombëtar detar për të shoqëruar anijet me grurë ukrainas përmes Detit të Zi është, ka në të vërtetë një qëllim krejtësisht tjetër, ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

“Përpjekjet për të organizuar një lloj koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e këtyre procedurave synojnë vetëm ndërhyrjen në rajonin e Detit të Zi nën kujdesin e OKB-së. Dhe ne e shohim këtë mjaft qartë.” – vuri në dukje Lavrov, pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Iranit Hossein Amir-Abdollahian në Teheran.

Ideja për dërgimin në Detin e Zi të luftanijeve të vendeve që pretendohet se janë prekur nga mungesa e grurit të shkaktuar nga konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, është hedhur nga ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis gjatë udhëtimit të tij në Londër në fund të majit. Sipas mediave, autoritetet britanike kishin shprehur mbështetje, në parim, për një mision të tillë.

“Nuk ka asnjë problem me eksportimin e grurit pa bashkuar ndonjë skemë të tillë.” – siguroi ministri i Jashtëm rus. Ai përsëriti se Moska garanton sigurinë e anijeve me grurë në ujërat ndërkombëtare deri në ngushticën e Bosforit, një kanal kyç i kontrolluar nga Ankaraja.

“Ne kemi mirëkuptim për këtë çështje me Turqinë.” – tha Lavrov.

Ukraina është një eksportues i madh i grurit, por anijet e saj nuk kanë qenë në gjendje të dalin në det që nga fillimi i operacionit ushtarak rus në vend në fund të shkurtit. Kievi dhe Perëndimi po fajësojnë Moskën për bllokimin e kalimit të tyre, ndërsa Rusia këmbëngul se probleme logjistike janë krijuar nga minat detare të vendosura nga vetë Ukraina.