Vendosni fjalën kyçe....

Një oligark kërkoi privatizimin e ishullit të Sazanit? Peleshi: Këto janë spekulime


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe deputeti demokrat Ervin Salianji kanë patur një përplasje tjetër në Komsionin e Sigurisë ditën e sotme.

Salianji e pyeti Peleshin nëse zjarri në Sazan ishte i qëllimshëm, për t’i krijuar mundësinë oligarkëve pranë qeverisë për të ndërtuar hotel atje.

“Pritet të ketë zjarre, po ngaqë nuk i shuani dot dhe e merrni me të qeshur këtë punë, prandaj u kemi thirrur përpara. A keni dijeni, kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligark që kërkon në përdorim apo privatizim ishullin e Sazanit duke u kërkuar ta nxirrni nga plani juaj? A është e njëjta kërkesë edhe në Karaburun? Akuzat për Sazanin janë që zjarri është i qëllimshëm për t’i hapur rrugë ndërtimit të hoteleve.  A ka kapacit qeveria të përballojë situatën nga zjarret këtë vit dhe cilat janë kapacitetet?”– pyeti Salianji.

Mirëpo Peleshi i quajti këto deklarata “spekulime”. Ai theksoi se ajo zonë nuk jepet për privatizim.

“Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizimin të bazës, nuk mund të privatizohet baza, nuk është një bazë e mirëfilltë, ndihmesë. Nuk ka kërkesë, s’ka privatizim, s’ka lidhje zjarri me konspiracionet për të hapur territore për të ndërtuar territore të reja. Këto janë spekulime.”- tha Peleshi.