Dhjetra protestues kundër ndryshimeve klimatike kanë ndërprerë trafikun e orës së pikut të mëngjesit të së hënës në Sydney, Australi. Pavarësisht arrestimeve të shumta, grupi ‘Blockade Australia’ u zotua të vazhdojë aksionin gjatë gjithë javës.
Një grua u arrestua pasi u lidh me zinxhir në timonin e automjetit të saj dhe bllokoi tunelin e portit të Sidneit, konfirmoi policia. Të paktën dhjetë persona të tjerë thuhet se u arrestuan diku tjetër ndërsa protestuesit marshuan nëpër qytet, të ndjekur nga policia.
Në një moment, një shofer me sa duket i pakënaqur u pa duke u përpjekur të kalonte përmes bllokadës, ndërsa aktivistët u hodhën përpara makinës. Ishte e paqartë nëse dikush pësoi ndonjë lëndim.
Protesta u organizua nga grupi ‘Blockade Australia’, i cili në të kaluarën akuzoi në mënyrë të përsëritur Australinë se nuk lufton kundër ndryshimeve klimatike dhe premtoi se do të vazhdojë ‘javën e tyre të rezistencës kundër shkatërrimit të klimës’.
I njëjti grup ishte pas një bllokade pesëditore të Port Botany, një nga portet më të mëdha detare të Australisë, në mars.
Si përgjigje, qeveria e Uellsit të Ri Jugor miratoi një legjislacion të ri, duke futur gjoba deri në 22,000 dollarë dhe deri në dy vjet burg për bllokimin e infrastrukturës thelbësoree, duke përfshirë rrugët kryesore.