Një raketë ka goditur një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se vendi është djegur plotësisht.
Good god… They hit a mall! Over thousand people have been there at the time of the hit according to President @ZelenskyyUa !!! Senseless attack by a terrorist state! We need weapons! We need sanctions! We need justice! #Kremenchuk #ArmUkraineNow pic.twitter.com/L8fE71cO8t
— Inna Sovsun (@InnaSovsun) June 27, 2022
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se 1000 njerëz ishin në qendër në kohën e sulmit. Ai tha se qendra tregtare nuk përbënte “asnjë rrezik për ushtrinë ruse” dhe nuk përbënte “asnjë vlerë strategjike” për rusët.
“Ajo nuk përbënte asnjë kërcënim për ushtrinë ruse. Asnjë vlerë strategjike. Njerëzit donin vetëm të jetonin një jetë normale, gjë që i zemëron aq shumë pushtuesit.
Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh të jetë e arsyeshme apo njerëzore.”-tha ai sipas BBC.
Të paktën dy persona janë konfirmuar të vdekur dhe 20 të plagosur nga sulmi në qendrën tregtare, sipas Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit. Besohet se ky numër është më i lartë.
Kremenchuk right now… 🇷🇺deliberately hit shopping center, with more than thousand civilians inside. In the middle of the day. Just because it wants to kill. To fill everything up with Ukrainian blood. RF – a terrorist state. RF – the most disgusting war.#RussiaIsATerroristState pic.twitter.com/nwAYQCrImb
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) June 27, 2022