Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit për caktimin e masave të sigurisë për 8 efektivë policie në lidhje me hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar.
Ish-zëvendës drejtori i për rendin dhe sigurinë publike në Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe zv/drejtori për rendin dhe sigurinë publike në Drejtorinë Berat dyshohet se kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe të deklarimit të rremë para Oficerit të Policisë Gjyqësore.
Gjithashtu janë pezulluar nga detyra për të njëjtat akuza edhe 6 efektivë të tjerë.
Njoftimi i AMP:
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021.
Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për:
– Albert Nushi 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– Nikollaq Palla 57 vjeç, me detyrë ish Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për:
– D. D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal.
Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.