Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma: E kam detyrim të marr pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha


Deputetja e PD-së, Grida Duma ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protestën e 7 Korrikut, të thirrur nga ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Madje ajo e konsideron si “detyrim” marrjen pjesë në këtë protestë.

“Padiskutim! Hierarkia e PD, minimalja që duhet të bëjë dhe duhet të bëjë sipas meje, e them dhe me një ton më pak këshillues, pasi kuptoj gjendjen e partisë dhe sfidave që ka, minimalja është që në këtë çast të rëndësishëm të forcimit të PD, se ka një parti, duhet të bëjnë detyrën e vetë që në kauza të jenë bashkë. Në reformën zgjedhore dhe territoriale të jenë bashkë. nëse nuk janë bashkë, do jenë duke menduar për atë që nuk është e ardhmja. Duhet të mendojmë për një PD që është bashkë. Këtë çështjes s’duhet të na përcjellë më poshtë, por kjo çështje do të na mbajë lart.”- tha Duma ndërsa ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”.

E pyetur nëse është pro çdo protestë, Duma u përgjigj: “S’do ju them këtu që jam pro çdo proteste. Patjetër po! Kur kam mundur kam shkuar. Por një protestë që organizohet nga demokratët, është detyrim që të jem.”