Një pako e dyshimtë e cila ishte vendosur në anë afërsi të një automjeti në Shkodër pas shpërthimit të kontrolluar rezultoi se ishte me lëndë plasëse.
Pakoja e dyshimte në Shkodër, u gjet në rrugë në afërsi të mjetit të Drejtoreshës te Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka.
“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”- njoftonte policia në informacionin paraprak.