Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj në një intervistë për emisionin “Frontline” deklaroi se gjatë kohës që ka mbajtur detyrën nuk ka marrë asnjë ndërhyrje nga Kryeministri Edi Rama.
Shehaj shtoi se ka dhënë mbi 20 herë dorëheqjen dhe sipas saj të njëjtën gjë duhet të bëjnë ata që thonë që bëjnë veprime të caktuara pasi marrin urdhra.
“E kam thënë disa herë mua Rama nuk më ka ndërhyrë kurrë. Kam dhënë mbi 20 herë dorëheqjen. Nëse do dikush ta bëjë më mirë se unë, nuk e kisha me tapi e pronë të babës por urdhra, kurrë. Ata që thonë që kam marrë urdhra, është shumë e thjeshtë, mos prano urdhrin bëj detyrën ose largohu. Unë jam larguar nga gjitha ajo filozofi”-deklaroi ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.
Shehaj theksoi se gjatë detyrës së saj ka pasur armik kryesor Rilindjen dhe jo opozitën.
“Nuk është çështje pakënaqësie, por ndryshe e shoh sot. Atëherë isha 29 vjeç, vija nga sistemi bankar, kisha 3 vite drejtoreshë. Isha mësuar ti shërbeja qytetarit dhe u gjenda në një situatë kur mu desh të ndryshoja shumë gjëra. Replikoja çdo ankesë në telefonin tim. Shumë interesa të shëmtuara, shumë skuthlliqe lart e poshtë. Kisha armik kryesor Rilindjen jo opozitën”, është shprehur Shehaj
E pyetur nga moderatorja Marsela Karapanço se pse është bërë kritike ndaj Kryeministrit Rama, ish-drejtoresha e tatimeve tha se nuk e ka akuzuar asnjëherë atë madje është mirënjohëse për mundësinë që i dha.
“Fare, mendon që do të gjenin një presje ku un skam bërë detyrën s’do të isha në dyert e gjykatës? Nuk e kam akuzuar Ramën, kam thënë që jam mirënjohëse sepse kishte të tjerë të rinj që e meritonin, mua mu dha rasti të bëja më të mirën time”-tha Shehaj.