Një sherr me thika ka ndodhur në fshatin Bregas të Maliqit ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
40-vjeçari B.P ka marrë plagë nga mjeti prerës dhe është transportua në Spitalin e Korçës ndërsa shtetasi G.M i cili ka marrë dëmtime në trup ndodhet i shoqëruar në Komisariati.
“Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.