Gjendet turisti polak i cili u denoncua i zhdukur një ditë më parë nga një 29-vjeçare nga Polonia.
Turistja 29-vjeçare ka kërkuar ndihmë në Polici, pasi 74-vjeçari është futur në det në Ksamil dhe ajo nuk e kishte parë më të dalë.
Por 74-vjeçari është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë.”– thuhet në njoftimin e Policisë.