Vendosni fjalën kyçe....

50-vjeçari paraqitet në spital me plagë nga arma e zjarrit, dyshohet se është vetëplagosur


Një person ka shkuar në spital, në Tiranë, i plagosur me armë zjarri.

Dyshohet që i plagosuri ka tentuar të vrasë veten.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ku i plagosur është shtetasi A. Sh., i cili ka shkuar në spital me plagë në trup.

Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.

Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.