Janë zbardhur dëshmitë e numëruesve të PD-PS dhe LSI në KZAZ –ne Nr.53, në bashkinë Përrenjas të arrestuar nga policia për tjetërsim të rezultatit të zgjedhjeve.
Bëhet fjalë për shtetasit Oltjon Bajrami-PS, Durim Alla- PS, Erjon Dashi- PD, Mili Vasku-LSI dhe Algert Alla-PS, të cilët kanë qenë në të njëjtin grup numërimi.
Gazetarja Klodiana Lala gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.
Ndërkohë, në përfundim të hetimeve Prokuroria e Elbasanit thekson se:
-Vepra penale për të cilën ata dyshohen paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqerore duke patur parasysh rrethanat në të cilat është kryer kjo vepër penale përhapja e saj,si dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale.
– Organi procedues vlerëson se edhe vetë autorët e kësaj vepre penale paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse ata në lidhje me faktin penal që ju është atribuuar kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohe që kanë qënë vetë ata që kanë pranur detyrën admnistratorit të zgjedhjeve në rolin e numeruesit të votave.
– Në këto kushte organi procedues çmon se, ndaj tyre duhet të caktohet si masës sigurimi me karakter shtërngues ajo e “Arrest ne burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ,si masa më e përshtatshme që ju shërben interesave të hetimit në tërësi të kësaj cështjeje.
Pjesë nga dosja e Prokurorisë:
Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Oltjon Bajrami ka deklaruar se:
“Une jam me banim ne fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zvilluar zgjedhjet per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas. Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Ylli Kuka. Fillimishte pasi merrnim kutin e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i numrit te votave qe kishte marr secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime per secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja numeruesi i pare apo sekretari dhe ja jepnim punonjesit te te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe mbylleshin ne kuti.
Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere gabim nga lodhja dhe nga puna e gjate, tavolina ka qene e ngshte , dhe kur ndaheshin fletet per secilin kandidate munde te jene ngatrruar.Them se eshte nje pakujdesi”.
Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethana të hetimit shtetasi Durim Alla ka deklaruar se:
“ Jam me banim ne qytetin e Prrenjasit dhe punoj si mesuese. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar numerimi i votave per subjektet zgjedhore , ka filluar numerimi i votave per kandidatet e e çdo subjekti zgjedhor. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.
Pas perfundimit te numerimit te votave per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike protesohej procesverbali per çdo kandidate, pastaj plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme.
Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votat ne kuti, une mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit”
Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat të hetimit shtetasi Erjon Dashi ka deklaruar se:
“Jam me banim ne fshatin Berzesht, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas. Une kam qene ne numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.
Pasi mbaroj numrimi i votave per subjektet politike ka filluar numerimi i votave per kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.
Pas perfundimit te numerimit te votave per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike plotesohej procesverbali per çdo kandidate, pastaj plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.
Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votat ne kuti, une them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ku veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes dhe pa asnje lloje interesi”
Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat e hetimit shtetasi Mili Vasku ka deklaruar se:
“ Jam me banim ne fshatin Rrajce Fushe, Njesia Administrative Rajce, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Levizja Socialiste Per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Une kam qene ne numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.Pasi mbaroj numrimi i votave per subjektet politike ka filluar numerimi i votave per kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Erjon Dashi. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.
Pas perfundimit te numerimit te votave per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike plotesohej procesverbali per çdo kandidate, pastaj plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.
Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votave ne kuti, une them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ky veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes dhe pa asnje lloje interesi.
Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethanat e hetimit shtetasi Algert Alla ka deklaruar se:
“ Jam me banim ne qytetin e Prrenjasit dhe punoj ne bashkin Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar numerimi i votave per subjektet zgjedhore , ka filluar numerimi i votave per kandidatet e e çdo subjekti zgjedhor. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.
Pas perfundimit te numerimit te votave për çdo kandidate zgjedhor, të çdo Subjekti politike plotesohej procesverbali për çdo kandidate, pastaj plotësohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme.
Në lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votat ne kuti, une mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit.
Desha te shtoj se ne KZAZ nr.53 ku unë kam qene numërues i votave vetëm për kandidatet e subjekteve politike , e kemi kryer detyren ne rregull dhe nuk kemi patur as një kontestim, dhe as një problem. Per këtë kuti qe ka dale vetem nje gabim siç thashe duhet te jete gabim njerzore jo me dashje:.
Në nenin 326 të Kodit Penal “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” parashikohet:
Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Për sa me sipër ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se, personat nën hetim Erald Karriqi, Ylli Kukaj, Oltion Bajrami dhe Eduart Zito, numërues ne QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe personat nën hetim Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla numërues në QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementet e veprës penale penale të “Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, të parashikuara nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal.
-Vepra penale për të cilën ata dyshohen paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqërore duke patur parasysh rrethanat në të cilat është kryer kjo vepër penale përhapja e saj, si dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale.
– Organi procedues vlerëson se edhe vetë autorët e kësaj vepre penale paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse ata në lidhje me faktin penal që ju është atribuuar kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohe që kanë qënë vetë ata që kanë pranur detyrën admnistratorit të zgjedhjeve në rolin e numeruesit të votave.
– Në këto kushte organi procedues çmon se, ndaj tyre duhet të caktohet si masës sigurimi me karakter shtërngues ajo e “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ,si masa më e përshtatshme që ju shërben interesave të hetimit në tërësi të kësaj çështjeje.