Vendosni fjalën kyçe....

Biden në Madrid për Samitin e NATO-s: Do forcohemi në të gjitha drejtimet tokë, ajër dhe det


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, këtë të mërkurë zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenber, pak përpara të nisjes së punimeve të Samitit të NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Biden njoftoi një forcim të konsiderueshëm të qëndrimit të forcës amerikane në Evropë. Ai renditi lëvizjet e reja të trupave, dërgesat e pajisjeve dhe instalimet ushtarake që synojnë të demonstrojnë rëndësinë e sigurisë ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë po rriten dhe po dëshmojnë se NATO-ja është e nevojshme tani më shumë se kurrë dhe është po aq e rëndësishme sa ka qenë ndonjëherë.”- tha Biden.

Ai tha se SHBA do të krijojë një seli të përhershme për Korpusin e Pestë të Ushtrisë në Poloni, do të mbajë një brigadë shtesë rrotulluese prej 3 mijë trupash në Rumani, do të rrisë dislokimet me rotacion në shtetet baltike, do të dërgojë dy skuadra shtesë të avionëve luftarakë F-35 në Mbretërinë e Bashkuar dhe stacion mbrojtjeje ajrore shtesë dhe kapacitete të tjera në Gjermani dhe Itali.

“Së bashku me aleatët tanë, ne do të sigurohemi që NATO do të jetë gati në të gjitha drejtimet në çdo fushë – tokë, ajër dhe det.”- tha Biden.

Ai vlerësoi përparimin e diplomacisë me Turqinë që ka krijuar terrenin për Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n, duke thënë se kjo i dërgoi një sinjal të qartë Rusisë se aleanca ishte e bashkuar dhe në rritje.

“Vendimi i tyre për t’u larguar nga neutraliteti dhe tradita e neutralitetit për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s do të na bëjë më të fortë dhe më të sigurt.”-tha ai sipas CNN.

Biden tha se pranimi i pritshëm i dy vendeve skandinave ishte një shenjë se qëllimet e Putinit kishin dështuar.

“Unë thashë se Putini po kërkonte Finlandizimin e Evropës. Ai do të marrë NATO-izimin e Evropës, dhe kjo është pikërisht ajo që ai nuk donte, kjo është pikërisht ajo që duhet bërë për të garantuar sigurinë për Evropën. Dhe mendoj se është e nevojshme.”-tha ai.

U.S. President Joe Biden, left, poses with NATO Secretary General Jens Stoltenberg during a meeting at the NATO summit in Madrid, Spain on Wednesday, June 29, 2022. North Atlantic Treaty Organization heads of state and government will meet for a NATO summit in Madrid from Tuesday through Thursday. (AP Photo/Susan Walsh)