Vendosni fjalën kyçe....

Në mes të ditës, një kokë e prerë hidhet para gjykatës së Bon-it në Gjermani


Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku koka e prerë e një njeriu është lënë para gjykatës së qarkut të Bonit.

Siç shkruajnë mediet gjermane, pak më vonë policia gjeti dhe trupin e personit të vrarë.

Koka e prerë, e cila u hodh para gjykatës së qarkut të Bonit mbrëmjen e së martës, do të ekzaminohet nga departamenti i mjekësisë ligjore mëngjesin e së mërkurës. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër të trupit, të cilën hetuesit e gjetën një kilometër larg.

Mësohet se viktima është një 44-vjeçar por identiteti nuk dihet ende.

Sipas “SWR”, hetuesit po kontrollojnë edhe nëse rasti ka lidhje me vrasjen e pazbardhur më parë të të pastrehit të Koblenzit Gerd Michael Straten. Trupi i tij i prerë është zbuluar në varrezat kryesore në Koblenz në vitin 2018.

Zyrtarët tani duan të sqarojnë nëse i dyshuari i arrestuar në Bon ka apo ka pasur lidhje me ngjarjen e 2018-ës dhe nëse gjurmët e vendit të krimit përputhen në dy rastet.

I dyshuari 38-vjeçar, të cilin policia e arrestoi të martën në afërsi të gjykatës së rrethit, deri më tani ka heshtur për sfondin e ngjarjes. Megjithatë, ai përshkroi saktë vendndodhjen e trupit pranë brigjeve të Rhein për hetuesit. Burri pritet të dalë para gjykatës të mërkurën.  Mësohet se 38-vjeçari është i njohur për policinë për krime narkotike.