Vendosni fjalën kyçe....

PD dhe PS caktojnë ekspertët e Reformës Territoriale


Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale” janë caktuar ehe ekspertët për këtë reformë.

Emrat e tyre u njoftuan nga dy bashkëkryetaret: Anila Denaj dhe Dhurata Çupi.

Kështu, nga Partia Socialiste janë caktuar Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi ndërsa nga Partia Demokratike, Agron Haxhimali dhe Roland Bejko.

Denaj bëri të ditur gjithashtu se PS do të thërrasë 6 kryebashkiakë aktualë për të punuar për komisionin.

Ndërsa Çupi propozoi të thirren organizatat, institucionet dhe ekspertët nga institucionet si KLSH, departamenti i auditit të performancës dhe bashkia Shkodër.