Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi çiftin dhe foshnjën 3-muajshe te vijat e bardha, lirohet nga qelia Ajas Sulejmani


Lirohet nga qelia Ajas Sulejmani, shoferi i automjetit që aksidentoi pak javë më parë një çift bashkëshortësh dhe foshnjën e tyre teksa po kalonin te vijat e bardha në një rrugë kryesore në kryeqytet.

Sipas televizionit “News 24”, ndaj Sulejmanit është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjykata më parë kishte caktuar masën “arrest me burg” ndaj Sulejmanit por avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë, kërkesë e cila duket është plotësuar.

Avokati ngriti pretendimin se klienti i tij është baba i tre fëmijëve të mitur dhe se duhet të jetë në shtëpi.