Vendosni fjalën kyçe....

Policia belge zbulon laboratorin e drogës afër bazës ajrore ku SHBA ka vendosur arsenal bërthamor


Një laborator droge është zbuluar nga policia belge afër një baze ajrore, ku strehohet një pjesë e arsenalit bërthamor të SHBA në Evropë.

The National News raporton se gjatë aksionit janë arrestuar dy civilë, të cilët akuzohen për prodhimin e drogave sintetike si ekstazi apo MDMA.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i prokurorisë së provincës belge Limburg, ndërkohë që baza e Kleine-Brogel në verilindje të Belgjikës njihet për ruajtjen e armëve termonukleare të SHBA.

Zyrtaret belgë nuk flasin shpesh për këtë, por e kanë konfirmuar shkarazi në vitet 1980. Ndërsa në vitin 2019 një deputet i të Gjelbërve vendas tha se SHBA mban aty rreth 20 mbushje bërthamore.

Prokurorët thanë se policia vendase kishte zbuluar laboratorin në tokë ushtarake me 22 qershor, i cili më pas ishte çmontuar nga oficerë specialistë.

Baza e Kleine-Brogel ka qenë disa herë objekt i protestave të lëvizjeve anti-NATO e anti-bërthamore.

Ajo gjendet në një zonë rurale mes portit të Antwerp pranë kufirit me Gjermaninë dhe zonën e saj industriale perëndimore. Vendi është përmendur edhe me pare si pike operimi e bandave të krimit të organizuar.