Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se çfarë ka biseduar me Presidentin e SHBA-ve Joe Biden në Samitin e NATO-s si dhe kërkesën e bërë në mbledhjen e nivelit të lartë të liderëve anëtarë të aleancës politiko-ushtarake euro-atlantike.
Rama tha se nga Biden dëgjoi fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin që ka dhënë në Këshillin e Sigurimit dhe në NATO.
Ai thotë gjithashtu se ka kërkuar në NATO që vendet që nuk kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë atë sërish.
“Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA
Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh
SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”-shkruan Kryeministri Edi Rama.