Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky paralajmëron NATO-n: Lufta e Rusisë nuk do të përfundojë me Ukrainën


Përmes një lidhjeje online, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve që marrin pjesë sot në Samitin e NATO-së se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë moderne dhe mbështetje financiare për t’u mbrojtur kundër Rusisë.

Duke iu drejtuar presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit francez Emmanuel Macron Zelensky paralajmëroi gjithashtu se Rusia nuk do të ndalet me Ukrainën.

“Pyetja është kush është më pas?”- tha ai, duke shtuar: “Kjo nuk është një luftë që po bëhet nga Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë – për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror.”

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë ndër krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që pozuan për një fotografi në grup . Mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.