Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në një prononcim për mediet, Duka u shpreh PAA e sheh të arsyeshme të jetë pjesë e saj për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sot.
“Po ne do marrim pjesë. PAA, ne nuk kemi asnjë lloj rakordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës por mendojmë që për çështjet të cilat bëhet protesta për çmimet, por sidomos për problemet që ka bujqësia sot mendoj që PAA duhet të jetë prezent në protestë dhe për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sidomos për heqjen e tvsh për inputet bujqësore.”- deklaroi Duka.