Kreu i Grupit Parlamentar të PS deklaroi se javën e ardhshme pritet të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE-në çka do të thotë hapje e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ballës është arritur dakordësia e plotë mes 27 vendeve.
“Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 endeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE. Është një moment i rëndësishëm, kjo pas komunikimeve të disa orësh të parlamenteve anëtare. Sapo është larguar edhe ambasadori i Çekisë me të cilin pata mundësinë të zhvilloj një komunikim. Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare tashmë javën e ardhshme është fakt. Dhe ata që javën e ardhshme duan të protestojnë nuk e kanë me ne, e kanë me shqiptarët.”, shtoi Balla.