Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Opinion” se “7 korriku” do të jetë një protestë e gjatë dhe e qëndrueshme, teksa paralajmëroi Ramën që mos merret me blinde.
Berisha ndër të tjera tha se pjesë e kësaj proteste do të jenë shumë parti opozitare, teksa përmendi LSI dhe partinë e Agron Dukës.
“Populli zbret në histori. Alibeaj bashkë me Bashën nuk janë të këshilluar të vijnë në protestë. Janë si zjarrfikës. Dhe demokratët nuk i duan. Këshilla nuk është përjashtim. Unë nuk I kam përjashtuar, u jap këshill.
Unë mund të them një gjë. Kjo protestë është thirrur bazuar në një opozitë të vërtetë. Ekziston. E dyta e bazuar në sondazhe se ekzistojnë pakënaqësi. 70% e shqiptarëve kërkojnë ndryshim.
LSI do marrë pjesë. Janë thirrur dhe do vijnë. Janë bërë diskutime dhe do vinë partitë opozitare. Agron Duka do jetë pjesëmarrës, dhe nuk di ndonjë që s’do vijë.
Unë ju garantoj se Rama do vendosi blinde, por i them mos merret me blinde të ja mbathi me ndonjë qytet tjetër. Agjenda do jetë kauza. Publikimi i kauzave. Jo vetëm publikimi por edhe insistim. Një protestë e zgjatur dhe e qëndrueshme”-tha Berisha në “ Opinion”.