Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha e Albeaj nuk janë të këshilluar të jenë pjesë e protestës së 7 korrikut


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Opinion” se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk janë të këshilluar të bëhen pjesë e protestës së 7 Korrikut.

Berisha i cilësoi Bashën dhe Alibeajn si zjarrfikës.

I pyetur nga gazetarja Fatjona Mejdini se gjysma e grupit nuk e mbështet, Berisha tha:

Deklaratat i përkasin Alibashës. Ai bashkë me Bashën nuk janë të këshilluar të vijnë. Kjo për shkak se janë si zjarrfikës dhe demokratët nuk i duan. Kjo është këshillë, jo përjashtim. Dhashë një këshillë, nuk kam thënë ndalim”.