Vendosni fjalën kyçe....

Berisha replika me ministret: Gadafin e quanin “Ylli i Saharasë”, ju i thoni Ramës “brend”. Prej 30 ditësh mungon insulina


Kreu i PD Sali Berisha ka shkëmbyer replika me ministret e qeverisë në seancën e Kuvendit.

Berisha ka vijuar me akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në replikat e tij ish-kryeministri denoncoi edhe mungesën e insulinës në spital që vinte si ankesë nga një pacient që ia kishte shprehur me mesazh.

Po ju lexoj mesazhin e një të sëmuri diabetik që ë thotë informoni zonjat që flasin se prej 30 ditëve nuk gjendet në farmaci asnjë nga insulinat e përcaktuar dhe jemi me qindra të sëmurë diabetik pa insulinë. Kjo është e qartë se vetëm vidhet, por kam dy përgjigje, lidhur me vizitën e ish ministrit të jashtëm në Libi dhe takimin me Gedaf është ai që më tha se çadra e tij rrethohen nga 12 gra. Ai më informoi se siç i thotë Milva , ata i thoni Gedafit ylli i Saharasë, ndaj mendoj që të mos ndiqni shembullin e tyre sepse ato ai i mbante për funksione mbrojtëse dhe ju keni detyra para qytetarëve dhe jo para atij… Ti i thua brend, ajo i thoshte ylli i Saharasë. Unë nuk them se ky është Gedaf, por nuk është për tu bërë brend.”, tha Berisha.