Gazetari Arjan Çani tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV arsyet pse u zgjodh 7 korriku si data e protestës së paralajmëruar nga Berisha.
Çani tha se për datën ka një përllogaritje që lidhet direkt me përfundimin e mandatit të Ilir Metës si president dhe rikthimin e tij në opozitë.
“Ky e bë protestën më 7 korrik që të mos duket sikur ka ndonjë lidhje me 24 korrikun. Kur i afrohemi 20 korrikut, shkojmë më shumë te Meta. Po ta vësh re, datat janë zgjedhur fiks. Deri më 15 korrik do të ishte më e dobët, sepse do të anonte më shumë nga data 24. Berisha e ka lënë më 7 korrik. Meta ka një surprizë më 25 korrik. Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin. Berisha e di këtë gjë”-tha Çani.