Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në “arrest shtëpie” dy ish-zv.drejtorët e policisë së Elbasanit, Nushi acarohet me gazetarët: Më lini rehat


Dy ish-zyrtarët e arrestuar për mos parandalimin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, anë paraqitur mesditën e sotme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasanit për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë.

Sipas “News 24”, gjykatësi Taulant Tafa ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” të kërkuar nga Prokuroria për dy ish-zëvendësdrejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Në dosjes e prokurorisë thuhet se dy zv/drejtorët mund të kishin parandaluar vrasjen e Pjerin Xhuvanit nëse do kishin ndërhyrë, kjo pasi ata kishin mbëritur të parët në vendngjarje që pas lajmërimit nga ish-zyrtari i policisë Arjan Hoxha.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Ish zv.drejtori Albert Nushi u pyet nga gazetarët për vendimin pas daljes nga seanca gjyqësore, por ai u tha: “Ikni tani më lini rehat.”

Në seancë avokatët e ish-zyrtarëve nuk janë paraqitur për shkak të bojkotit pa afat të seancave, si kundërshtim për Hartën e re Gjyqësore.