Vendosni fjalën kyçe....

Korreshi ironizon Gjiknurin: Kemi ndërruar 7 herë numrin e syzeve, i kishim rënë shkurt si çunat e Londrës, 2 mln euro të ligjëruara


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi ka ironizuar me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Korreshi ju drejtua Gjiknurit me ironi se i “vjen turp që ka studiuar” dhe se duhej t’i binte shkurt si “çunat e Londrës” dhe do i ligjëroheshin 2 mln euro.

“Hë e shkreta parti sa mbrapa është. Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ku janë këto subvencionet e famshme?

Po nafta? Të gjithë ata të PS po e shesin naftën me 2 mijë lekë, këta të tjerët të shkretët s’kanë marrë pikë. Ky është realiteti. Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi para tre javësh.

Shkoni pra sot e bëni ndonjë foto aty te tregu, se sa shitet shalqiri dhe a blihet. Sot duhet të keni guximin të shkoni, të shihni a u shit dhe a morën ndonjë kokërr leku ata të shkretët.

Gjatë javës na trumbetuat dhe për çunat e Londrës, po na vjen turp që kemi studiuar, kemi shqyer sytë e kemi ndryshuar 7 herë numrin e syzeve, i kishim rënë shkurt si çunat e Londrës, 2 milionë euro, ligjëruar.

Ke frikë të shkosh në jug, se të thotë ti i shalqinjve dil këtej, se s’ke ardhur si çunat e Londrës. Ata me jahte, ne me gomordare zisi. Kjo është situata, turp të keni,” tha Korreshi.