Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme për të vendosur mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Kuvendi do të vendosë për mandatin e Xhaçkës pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.
“Nesër, ditën e premte, datë 01.07.2022, ora 12:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, njëherësh Kryetare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të zhvillohet mbledhja e këtij Këshilli, në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, me këtë rend dite:
Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”-njofton Kuvendi.