Një 53-vjeçar është mbytur sot pasi ka qenë duke notuar në plazhin e Palasës.
Dyshimet e para janë se 53-vjeçari ka pësuar arrest kardiak ndërsa notonte.
“Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.