Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e 7 Korrikut/ Alibeaj: Nuk është Berisha shpresa e njerëzve


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj kundërshton protestën e 7 Korrikut të thirrur nga kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha.

Në një prononcim për mediet jashtë dyerve të Kuvendit, Alibeaj deklaroi se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta. Ndërsa shtoi se nuk ishte Berisha shpresa e njerëzve.

“Mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Do protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë.

Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve.”- tha Alibeaj.