Vendosni fjalën kyçe....

Saimir Korreshi: Të dalim në protestë kundër qeverisë, jo të ndahemi se jemi me Saliun apo me Lulin


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka konfirmuar edhe njëherë pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut.

Ai thotë se demokratët duhet të protestojnë të bashkuar kundër qeverisë dhe jo të ndahen mes veti nëse janë me Lulzim Bashën apo me Sali Berishën.

“Për të marrë pjesë në protestë unë nuk e ndërroj, ju kam thënë që do marrë pjesë. Me strukturat jam përditë. Varet çfarë strukturash se i kemi dyzuar strukturat. I kemi shartu njerëzit në atë farë feje saqë nuk pyesim më ‘a je kundër kësaj qeverie apo jo’, por pyesim ‘je me Lulin apo me Saliun’.

Unë mendoj që duhet të jemi të gjithë Partia Demokratike dhe nuk ka më struktura, ka demokratë. Kjo është zgjidhja të shkojmë në protestë kundër qeverisë, jo sepse jemi me njërin apo me tjetrin. Kështu gjykoj unë.”– tha Korreshi.