Vendosni fjalën kyçe....

Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Parlamentin serb. Meta: Zë i fuqishëm në mbrotjen e shqiptarëve të Luginës


Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi arriti votat e nevojshme që të bëhet deputet pas përsëritjes së zgjedhjeve ditën e sotme në Tërrnoc.

Fitoren e Kamberit e ka uruar edhe Presidenti në detyrë Ilir Meta.

Meta thotë se ka besim që Kamberi do jetë zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”-shkruan Meta.