Vendosni fjalën kyçe....

Sot Kuvend, votohet për aktin normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit


Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 për të miratuar akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit.

Përmes këtij akti përcaktohen rregullat dhe kriteret për kompensimin financiar të çmimit të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut në kontratat publike.

Kompensimi i secilit prej operatorëve ekonomikë që përmbushin kriteret, bëhet në masën nga 5 % deri në 30 % të vlerës që zënë materialet e lartpërmendura në kontratat publike respektive.

Mirëpo ky akt është kundërshtuar nga opozita.  Deputetja e PD-së Grida Duma ka vënë në dukje mungesën e mbështetjes për qytetarët, ndërsa thotë se përfitojnë njerëz me rekorde kriminale.

Sipas saj, 8 prej pronarëve të kompanive që do kompesohen janë nën hetim.