Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshentja dërgohet në spitalin e Dibrës me plagë, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu


Një 16-vjeçare është dërguar e plagosur për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Deklarimet paraprake të familjarëve për policinë thonë se adoleshentja është vetëplagosur me armë gjahu

Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.