Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të forta të kreut të PD-së Sali Berisha, që e konsideron atë përgjegjës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Në një postim në “Twitter”, Bardhi paralajmëron Berishën të presë me qetësi përfundimin e hetimeve, ndërsa shton se duhet të ndihet i turpëruar.
“Babi Zenit të pres me qetësi përfundimin e hetimit, dhe do kuptojë që unë as braktisë e as mohoj askënd. Ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit. Unë nuk jam ‘Babi i Zenit’, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!”- shkruan Bardhi.
“Babi Zenit” të pres me qetësi përfundimin e hetimit, dhe do kuptojë që unë as braktisë e as mohoj askënd. Ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit. Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 1, 2022
Ky reagim vjen pasi në konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi deputetin Gazment Bardhi duke thënë se ai ka përgjegjësi për ngjarjen e Elbasanit.
Më pas shtoi se Bardhi e braktisi Arbër Paplekajn i cili ndodhej në stafin e tij, kur ky i fundit u gjend përballë breshërive nga dy tyta revolesh.
“Ti Gaz Bardh dhe cilido tjetër duhet të kërkonte hetimin e plotë se nëse Papleka do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun kjo nuk ishte vetëmbrojtje. Por nëse tij po qëllohej ai nuk kishte rrugë tjetër. Gaz Bardhi u zhduk. Dhe komisionin hetimor parlamentar e mbyllën me Taulant Ballën. Ky është komisioni i vetëm që nuk funksioni asnjë ditë. Kur e merr tjetrin, e ken ë ekip dhe ndodh kjo do nxjerrësh përgjegjësinë tënde. Dhe jo ta braktisësh si e braktisën këta Arbër Paplekajn në kuptimin e fshehjes së krimit. Çfarë duhet të jetë ai që nuk ndjen përgjegjësi për këtë. Ai ishte me ty.”– u shpreh Berisha.