Vendosni fjalën kyçe....

Debatet për mandatin e Xhaçkës/ Balla paralajmëron Bardhin: Qetësohu, po më ndërhyre dhe njëherë mbledhja do ndërpritet


Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve, i cili është mbledhur për të vendosur për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Kjo pas mocionit të Partisë Demokratike që kundërshton shpalljen e bashkëshortit të ministres nga qeveria si investitor strategjik dhe kërkon shkarkimin e saj.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Taulant Balla kërkoi nga deputetët e PD-së që të provojnë me fakte që ministrja Xhaçka ka fituar qoftë edhe një qindarkë, dhe kjo ka ngjallur debate në sallë. Deputeti Gazment Bardhi ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën, gjë që e ka acaruar Ballën.

Ai kërcënoi me ndërprerje të mbledhjes, në rast se i ndërhynin përsëri.

Pjesë nga debatet:

Balla: Përgjigjja ishte e plotë, e qartë dhe na konfirmon faktin se nuk kemi të bëjmë me parashikimet e nenit, pika 73.

Ndërhyn Bardhi.

Balla: Unë nuk ju ndërpreva, ju thoni gjithçka. Pra, në vlerësimin tim pyetja lidhet me parashikimet e nenit, pika 73, ku thuhet se fitimi është i matshëm me para.

Ndërhyn sërish Bardhi.

Balla: Nuk shkon kështu, e ndërpresim pra. Merreni me qetësi. E shoh që nuk e keni seriozisht këtë punë, e di që nuk e keni seriozisht, por mësohuni me rregulla. Dhe po më ndërpreve dhe njëherë tjetër kjo mbledhje ndërpritet. Nuk shkon tani, se na ka bërë dhe Saliu bashkëpunëtor.