Vendosni fjalën kyçe....

E raportuan si aksident, hetimi i policisë zbulon se 60-vjeçari në Peshkopi u shty nga një person tjetër


Vdekja e 60-vjeçarit me iniciale N. B., në Dibër pak ditë më parë u raportua si aksidentale, por pas hetimeve të thelluara ka dalë se viktima kishte humbur jetën pasi u rrëzua me kokë në tokë pas një konflikti me një person.

Fillimit ditën e ngjarjes më 26 qershor, dëshmitarët raportuan se viktima ishte pasagjer në një makinë dhe teksa po zbriste nga mjeti është rrëzuar duke dëmtuar kokën. Ai u transportua tek Trauma në Tiranë por nuk arriti të mbijetonte.

Por hetimi i thelluar të policisë, u zbulua se pranë lokalit të shtetasit L. K., në Peshkopi pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale O. T. ka shtyrë viktimën, i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

“Shtetasi O. T. dhe 3 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë”, informon policia.