Vendosni fjalën kyçe....

I vihet eksploziv servisit të makinave në Lezhë


Një shpërthim me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e kaluar Lezhën. Sipas policisë, lënda plasëse është vënë pranë një servisi makinash në Ishull-Shëngjin, që ndodhet në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka të lënduar por raportohet vetëm për dëme materiale.

“Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj, 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”- bën me dije Policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.