Vendosni fjalën kyçe....

Luiza Gega merr medalje ari në Lojërat Mesdhetare dhe thyen rekordin kombëtar


Luiza Gega, ka marrë medalje të artë në Lojërat Mesdhetare në “Oran 2022”.

Jo vetëm vendi i parë në 3000 metra me pengesa, por rekord mesdhetar e kombëtar, ndërsa më 9’14”29 shënon kohën më të mirë të vitit. 9’15”48 në Hengelo, 9’17”89 në Kampionatin Ballkanik në Krajovë dhe 9’20”79 në Mançester.

Gega uli rekordin mesdhetar me 13 sekonda e 49 të qindtat.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu sot ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave. Burraj gjithashtu vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:26.