Ministrja e Financës Delina Ibrahimaj ka njoftuar sot në konferencën me gazetarët vendimin e fundit të marrë nga Bordi i Transparencës mbi çmimin e karburanteve.
Sikurse bëri me dije ministrja, çmimi i naftës është ulur me 6 lekë, i benzinës me 7 lekë dhe i gazit me 2 lekë.
“Ne sot kemi marrë vendimin e fundit të bordit, ku çmimi i gazoilit u ul me 6 lekë nga mbledhja e fundit, benzina u ula me 7 lekë dhe gazi 2 lekë, për konsumatorët.”- tha ministrja.