Vendosni fjalën kyçe....

Pse nuk i përfshiu Bashën, Alibeajn dhe Bardhin në organizimin e protestës? Përgjigjet Berisha


Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i PD-së Sali Berisha u pyet nga gazetarët se përse nuk i ka përfshirë edhe ish-kryetarin Lulzim Basha api deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin në grupin e organizimit të protestës së 7 korrikut.

“Është realative kjo. Ajo ishte një këshillë. Këshilla ka gjithmonë një relativitet të madh. Askush nuk mund të pengohet për të ardhur në protestë. Jo! Por nëse jap një këshillë në interesin më të mirë të protestës, kjo nuk do të thotë ndalim. Më vjen keq. Është thjeshtë një këshillë. Ata po të duan e pranojnë, po të duan nuk e pranojnë.”- u përgjigj Berisha.