Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë të shkarkuar apo dorëhequr nga Vettingu


SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Prokuroria e Posaçme ka argumentuar se nuk ka asnjë vepër penale ndaj tyre.

Bëhet fjalë për 7 ish-gjyqtarët e dorëhequr apo të shkarkuar nga vettingu, të cilët u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie: Xhezair Zaganjorin, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Meraj dhe Aleksandër Muskaj.

Sipas “Neës 24”, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme anti-Korrupsion për pushimin e çështjes ndaj tyre është dorëzuar këtë të premte, ndërsa vendimi do të shpallet më 7 korrik ora 14:00.

SPAK kërkon pushimin e çështjes për:

1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2. Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3. Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4. Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5. Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6. Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.