Vendosni fjalën kyçe....

Berisha “Foltore” me diasporën: Mërgata është përjashtuar, PS ka rikthyer monizimin


Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me shqiptarë të diasporës rreth 5 ditë para protestës së thirrur më 7 korrik.

Përcaktuese janë idealet tona që na bashkojnë, shqetësimet tona të përbashkëta për zhvillimet në vendin tonë. Këtë takim e kam pritur me shumë interes, për të dëgjuar zërin tuaj. Duhet t’i japim një përgjigje kësaj situate kritike në të cilën ndodhet vendi. Emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuar. Shqipëria nuk mbyll kufij, por nuk ka vendosur bashkëpunimin për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve”, tha Berisha.

Berisha tha se zhvillimet në Shqipëri janë dramatike.

Dua të sjell disa nga zhvillimet dramatike të cilat e bëjnë kritike situatën në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%”, u shpreh ai.