Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk do lejoj zgjedhje në Shqipëri pa votën e diasporës, Rama ia mohoi në 2013


Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me shtetas shqiptarë në diasporë tha se nuk do të lejojë më zgjedhje në Shqipëri pa votën e diasporës.

Berisha theksoi se Edi Rama ia mohoi në 2013 votën diasporës.

Në 2013 bëmë gati ligjin ku pranonim votimin online të emigrantëve të diasporës, aty ku ishin. Rama kërcënoi në mënyrë ultimative se do bojkotonte zgjedhjet nëse ky ligj kalonte.

Në këto rrethana u detyrova të pranoj ultimatumin e tij. Sot ju garantoj se nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj.”-tha Berisha.

Ai theksoi se është detyrim kushtetues i shtetit shqiptar ndërsa shtoi se do të mundësojë votimin e emigrantëve nga atje ku ndodhen për të zgjedhur forcën politike dhe kandidatin që preferon për secilin qark.

“S’ka emigracion nga vende te Ballkanit që nuk voton përveç atij shqiptar. Rama kërkon të proporcionojë, të përdorë formula që përdoren nga ndonjë vend për emigracionin e shekullit të 19-të dhe këtë nuk do ta pranojmë.

Ne do luftojmë me ju për parimin sipas të cilit çdo shqiptar në emigracion, diasporë, kudo të  jetë, të ketë të drejtën për të votuar për forcën politike dhe kandidatin që dëshiron, në qarkun, rrethin që ai është larguar. Ky është parimi ynë.“-tha Berisha.