Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministret Balluku e Kumbaro për të inspektuar përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ka njoftuar edhe hapjen e projektit tjetër si dhe fillimin e ndërtimit të “Korridorit blu”.
Rama tha se radhën e përfundimit të projektit e ka tuneli i Llogarasë dhe Bypassi i Vlorës që pritet të hapet në datën 7 korrik.
“Tani mbaroj kjo, tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.