Vendosni fjalën kyçe....

I shtuan votat deputetit të PD-së, arrestohet një tjetër komisioner në Elbasan, 6 të tjerët njihen me masën e sigurisë


Lefter Gështenja

Një tjetër komisioner i denoncuar për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit në favor të deputetit të PD-së Lefter Gështenja, është arrestuar.

Sipas televizionit “News 24”, në pranga ka rënë Oltion Bajrami, ndërsa është ende në kërkim Eduart Zito.

Ndërkohë 6 numëruesit e KZAZ-së të arrestuar pak ditë më parë, janë paraqitur në Gjykatën e Elbasanit, ku u njohën me masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’.

Ata janë: Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla. Gjashtë numëruesit dyshohen se kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në dy qendra votimi në Prrenjas.