Vendosni fjalën kyçe....

Jahti pëson defekt motorik në Divjakë, kapiteneria e Durrësit dhe anija e kroatit i shkojnë në ndihmë


Një jaht luksoz ka pësuar defekt në motor mbrëmjen e kaluar në afërsi të Divjakës, dhë është dashur ndërhyrja e Kapitenerisë së portit të Durrësit.

Personat në jaht kanë kërkuar ndihmë në sallën e Kapitenerisë së Portit të Durrësit dhe menjëherë është organizuar operacioni i shpëtimit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se kapiteni në bazë të ligjit ka nxjerr urdhrin për shpëtimin e mjetit lundres që kishte dhënë sinjal dhe ka bërë ndërlidhjen me anijet që ndodheshin pranë jahtit “Dartista 07”.

Thirrjes iu përgjigj anija kontejnerike “Spirit of Chenal” që ndodhej pranë. Ajo bëri rimorkimin e tij dhe shoqërimin për në port.

“I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e tij. Një falenderim Kapitenerisë Portit dhe anijes konteniere ‘Spirit of Chenal’ për këtë operacion shpëtimi.”– shkruan në një njoftim Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Ne orën 20.20 Kapiteneria e Portit Durres merr nje thirrje nga jahti Dartista 07 qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kerkon ndihme pasi nuk i punon motorri. Menjehere Kapiteneria e Portit Durres Referuar Kodi Detar. Neni 91 Pika 2 qe thote se: Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje.

Kapiteneria organizon operacionin e shpetimi dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpjete. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin Dartista 07 dhe po e rimorkion drejt portit Durres. Nje falenderim per Kapitenerine e Portit Durres dhe kapitenin e anijes Spirit of Chena kroatin Miletic Srdan.
I gjithe operacioni u realizua ne kohe rekord duke shpetuar jahtin dhe personelin e jahtit. Nje falenderim Kapitenerise Portit Durres dhe anijes konteniere Spirit of Chenal per kete operacion shpetimi.